Këngëtari Gjesti është paraqitur sot në gjykatë, në kuadër të çështjes gjyqësore që lidhet me mosmarrëveshjet e tij me pronarin e kompanisë “Onima”, Erkand Shabani.
Gjatë seancës, mbrojtja e Gjestit ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.
Kërkesa është kundërshtuar fillimisht nga pala e dëmtuar, por marrëveshja është pranuar nga Gjykata.
Lajmin e ka konfirmuar për “Telegrafin” avokati i Gjestit, Burim Azemi.
Para Gjykatës, Gjesti ka deklaruar: “Kam qenë në ankth, e pranoj fajin. Një njeri prej qefit ato nuk i bënë”. /Telegrafi/
Prive By Liberta Spahiu