KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjykata e Lartë s’merr pjesë në tryezën e Ramës për pagat, Sadushi: Çështja është në Kushtetuese

Gjykata e Lartë s’merr pjesë në tryezën e Ramës për pagat, Sadushi: Çështja është në Kushtetuese

Gjykata e Lartë nuk do të përfaqësohet në tryezën e thirrur për nesër nga kryeministri Edi Rama, ku pritet të diskutohet skema e re e pagave për magjistratët.

Në një përgjigje drejtuar Kryeministrisë, kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, argumenton se diskutimi për pagat është i pavend në këtë moment, pasi ligji i ri për pagat e magjistratëve është tashmë në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Sadushi shprehet se mbetet i hapur për dialog institucional, por thekson se për një çështje kushtetuese që është aktualisht për gjykim, vendimmarrja i takon Gjykatës Kushtetuese.

“Për një çështje kushtetuese tashmë të shtruar për gjykim, fjala i përket Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, dialogu për këtë objekt mund të jetë substancial dhe efektiv pasi ajo të jetë shprehur”, thuhet në përgjigjen e tij.

Sipas Sadushit, pjesëmarrja në një tryezë me të njëjtin objekt, në kushtet aktuale, do të shërbente vetëm për të përsëritur qëndrimin institucional të Gjykatës së Lartë. /euronews/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.