Një person është arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se ka ofenduar zyrtarët policorë derisa ata ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 22:10, në sheshin e qytetit të Gjilanit, raporton lajmi.net
Gjatë arrestimit, i dyshuari ka rezistuar, me ç’rast dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

