KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama në mbështetje të gazetarëve: Të ruhet demokracia!

Rama në mbështetje të gazetarëve: Të ruhet demokracia!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me sulmet, montazhet denigruese dhe kërcënimet që, sipas tij, po përballet gazetari Lirim Mehmetaj.

Në një reagim publik, Rama ka theksuar se sulmet ndaj gazetarëve dhe kundërshtarëve politikë rrezikojnë vlerat demokratike dhe lirinë e shprehjes, transmeton Klankosova.tv.

“Sulmet ndaj gazetarëve janë alarm për demokracinë!”, ka shkruar Rama.

Ai ka paralajmëruar se trajtimi i gazetarëve si armiq dhe shënjestrimi i kundërshtarëve politikë mund të dëmtojnë themelet e demokracisë, duke theksuar se pasojat e një procesi të tillë do t’i bartë e gjithë shoqëria.

“Sot mund të jetë gazetari. Nesër kundërshtari politik. Pasnesër secili qytetar që guxon të mendojë ndryshe!”, ka shkruar Rama.

Në reagimin e tij, Rama ka nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes, duke vlerësuar se liria e fituar me shumë mund po minohet në dimensione të ndryshme.

Ai ka bërë thirrje që të kuptohet rëndësia e ruajtjes së demokracisë dhe e të drejtës së secilit qytetar për të shprehur mendimin e tij pa frikë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.