Fenerbahçe është shumë pranë transferimit të Mason Greenwoodit, pasi ka arritur marrëveshje me Olympique Marseillen për sulmuesin anglez, raportojnë mediat turke.
Sipas gazetarit Yagız Sabuncuoglu, klubi turk dhe ai francez kanë rënë dakord për të gjitha detajet e marrëveshjes, e cila kap vlerën e rreth 40 milionë funteve.
Ky zhvillim konsiderohet një hap i madh përpara, pas javësh negociatash mes dy klubeve, ndërsa transferimi i Greenwoodit në Stamboll duket gjithnjë e më pranë finalizimit.
Edhe raportimet nga Franca bëjnë të ditur se marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe se sulmuesi 24-vjeçar pritet t’i bashkohet skuadrës turke.
Nëse kompletohet, kjo do të jetë një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e Fenerbahçes dhe një përforcim i madh për repartin ofensiv para sezonit të ri.
Nga kjo marrëveshje pritet të përfitojë edhe Manchester Unitedi, i cili ruan një përqindje nga shitja e ardhshme e Greenwoodit, e përfshirë në marrëveshjen kur ai u transferua te Marseille në vitin 2024.
Greenwood kaloi nga Manchester Unitedi te Marseille në verën e vitit 2024 dhe zhvilloi dy sezone shumë të mira në Ligue 1, duke realizuar 48 gola dhe 17 asistime në 81 paraqitje me klubin francez./Telegrafi/
