Disa prej sendeve që dikur konsideroheshin të domosdoshme për çdo shtëpi, sot po blihen gjithnjë e më rrallë.
Hapësirat më të vogla, prakticiteti, çmimet dhe dëshira për më pak rrëmujë kanë ndryshuar mënyrën se si zgjedhim mobiliet dhe pajisjet për shtëpinë.
Nga mobiliet e mëdha dekorative te setet e plota të enëve, shumë njerëz sot preferojnë të blejnë vetëm atë që u nevojitet dhe që përdoret realisht.
Foto ilustruese
Disa prej gjërave që po dalin gradualisht nga shtëpitë moderne janë:
Mobiliet tepër të mëdha që zënë shumë hapësirë.
Vitrinat e mbushura me sende dekorative, që dikur ishin pjesë e pothuajse çdo dhome.
Tavolinat që kanë vetëm një funksion, në një kohë kur e njëjta hapësirë përdoret për punë, ushqim dhe aktivitete të tjera.
Setet e mëdha të enëve, ku shumë pjesë përfundojnë të papërdorura.
Perdet e rënda dhe dekorimet e tepërta, pasi po kërkohen ambiente më të thjeshta dhe më të ndriçuara.
Mobiliet që nuk mund të përshtaten ose zhvendosen lehtë, ndërsa produktet multifunksionale po fitojnë më shumë hapësirë.
Sende që blihen vetëm për pamje, pa pasur një përdorim të qartë në përditshmëri.
Në vend të tyre, po marrin më shumë vëmendje mobiliet multifunksionale, hapësirat e organizuara, produktet praktike dhe objektet që mund të përdoren në më shumë se një mënyrë.
Në fund, duket se mënyra se si e arredojmë shtëpinë po ndryshon nga ‘ta mbushim hapësirën’ në ‘ta përdorim më mirë hapësirën që kemi’. /Telegrafi/