KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjendet vetura e vjedhur në Prizren, arrestohet i dyshuari

Gjendet vetura e vjedhur në Prizren, arrestohet i dyshuari

Ditë më parë është raportuar për vjedhjen e një veture e cila të mërkurën është identifikuar i dyshuari si dhe ka treguar vendndodhjen e veturës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar dhe duke qenë se kishte një aktgjykim të formës së prerë me dënim me burg nga Gjykata Themelore në Prizren, është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të Policisë:

Me datën 19.06.2026, një qytetar ka raportuar në polici rastin e vjedhjes së automjetit të tij. Sipas ankuesit, me datën 17.06.2026, ai e kishte parkuar automjetin e tipit VË Golf në një parking në Prizren. Kur është kthyer, me datën 19.06.2026, ka vërejtur se automjeti mungonte dhe dyshohej se ishte vjedhur. Hetuesi kujdestar i Stacionit Policor Prizren, në konsultim me prokurorin kujdestar, ka iniciuar rastin ‘vjedhje e rëndë’.

Pas një pune intensive operative, me datën 24.06.2026, hetuesit e Stacionit Policor Prizren kanë identifikuar të dyshuarin, i cili ka treguar vendndodhjen e automjetit. Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit. I dyshuari është intervistuar dhe duke qenë se kishte një aktgjykim të formës së prerë me dënim me burg nga Gjykata Themelore në Prizren, është dërguar për vuajtjen e dënimit. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës vazhdon me përkushtim të punojë në ruajtjen e rendit dhe pronës së qytetarëve, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar dhe atyre në kërkim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.