Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, më 14 nëntor 2026.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 17:00, ndërsa në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, raporon IndeksOnline.
Me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën hetim nga autoritetet kompetente. /IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

