KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tetë raste të dhunës në familje u raportuan të shtunën në Kosovë

Tetë raste të dhunës në familje u raportuan të shtunën në Kosovë

Dhuna në familje po vazhdon të jetë shqetësuese në vendin tonë.

Vetëm të shtunën janë raportuar tetë raste të dhunës në familje, njofton policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

Tri raste të dhunës në familje kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës, ndërsa pesë të tjera kanë ndodhur në rajonin e Gjakovës, raporton IndeksOnline.

Njoftimi i plotë i policisë:

·         Prishtinë / 14.11.2026 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj prindit të tij viktimës m/k. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Podujevë / 13.11.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, katër fishekë dhe një thikë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

·         Prishtinë / 14.11.2026 – 20:40. Dyshohet se ish bashkëshorti i ankueses f/k, i dyshuari m/k e ka sulmuar fizikisht atë, si dhe i kishte lënë në rrugë pa përkujdesje tre fëmijët e tyre të mitur. Ajo së bashku me fëmijët janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. Në konsultim me prokurorin është incuar rasti.

·         Gjakovë / 09.11.2026 – 14:30. Më 14.11.2026 është raportuar se viktima f/k, në vazhdimësi ka dhunë psikike dhe fizike nga djali i saj i dyshuari m/k. Viktima ka refuzuar strehimin, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Gjakovë / 14.11.2026 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Malishevë / 13.11.2026 – 21:00. Raportohet se bashkëshorti i viktimës f/k, është duke i shkaktuar dhunë psikike duke e fyer dhe kanosur. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

·         Gjakovë / 14.11.2026 – 15:00. Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se është kanosur përmes telefonit nga e dyshuara f/k me të cilën bashkëjeton. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktimës i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent.

·         Gjakovë / 14.11.2026 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës f/k. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.