Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Jelloc, të komunës së Klinës.
Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.
“Sot, më datë 29.09.2026, rreth orës 06:20, Policia është njoftuar se në fshatin Jelloc, Komuna e Klinës, një person ishte gjetur pa shenja jete. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, bëri të ditur Rugova.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për obduksion.
Rasti është cilësuar “Hetim i vdekjes” dhe mbetet nën hetim nga organet kompetente. /Telegrafi/