Sot ka ndodhur një shembje e dheut në një kantier ndërtimi në Kisella Vodë të Shkupit, ku gjatë gërmimeve janë zënë nën dhe tre punëtorë
“Sot (24.04.2026) në orën 08:17 në Sektorin për Punë të Brendshme – Shkup është raportuar se në një kantier ndërtimi në rrugën “Kozjak” në Shkup, gjatë gërmimeve të themeleve, janë zënë nën dhe, tre punëtorë. Dy prej tyre janë nxjerrë dhe janë transportuar me autoambulancë në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa në koordinim me Qendrën për Menaxhimin e Krizave dhe Brigadën e Zjarrfikësve po vijojnë aktivitetet për nxjerrjen e personit të tretë”, thonë nga Policia, përcjell “TV21”.
“Në orën 08:14 është marrë një thirrje për persona të zënë nën dhe me materiale ndërtimore në rrugën “Kozjak” nr. 3 në Shkup, dhe është kërkuar ndihmë nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore.
Në orën 08:18 është marrë një thirrje e dytë nga mjeku Dragan Panov nga Shërbimi i Urgjencës në Shkup, ku është kërkuar asistencë nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit për nxjerrjen e personave të bllokuar. Janë njoftuar Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, Policia e Shkupit, Shërbimi i Urgjencës Mjekësore dhe Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Shkup”, thonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.