Finalja e madhe e ‘Eurovision 2026’ pritet të ketë një prani të theksuar ballkanike, pasi këtë vit në natën finale janë kualifikuar plot gjashtë shtete nga rajoni i Ballkanit: Shqipëria, Kroacia, Greqia, Serbia, Bullgaria dhe Rumania.
Kjo do të thotë se publiku i Eurovisionit në Vjenë do të shohë një “bllok” të fortë përfaqësimi nga Ballkani, me këngë dhe identitete të ndryshme muzikore – nga baladat emocionale deri te produksionet më moderne skenike – që e bëjnë finalen e sivjetme edhe më konkurruese.
Lista e plotë me 10 shtetet e gjysmëfinales së dytë që u kualifikuan për finalen e ‘Eurovision 2026’

Në mesin e tyre është edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nân”, e cila arriti të sigurojë një vend në finale pas një paraqitjeje që u komentua gjerësisht në rrjete sociale.
– YouTube youtu.be
Lista e plotë e finalistëve të ‘Eurovision 2026’:
- Austria – “Tanzschein” (Cosmó)
- Belgjika – “Dancing on the Ice” (Essyla)
- Greqia – “Ferto” (Akylas)
- Serbia – “Kraj mene” (Lavina)
- Lituania – “Sólo quiero más” (Lion Ceccah)
- Polonia – “Pray” (Alicja)
- Suedia – “My System” (Felicia)
- Kroacia – “Andromeda” (Lelek)
- Finlanda – “Liekinheitin” (Linda Lampenius & Pete Parkkonen)
- Gjermania – “Fire” (Sarah Engels)
- Izraeli – “Michelle” (Noam Bettan)
- Italia – “Per sempre sì” (Sal Da Vinci)
- Moldavia – “Viva, Moldova” (Satoshi)
- Shqipëria – “Nân” (Alis)
- Australia – “Eclipse” (Delta Goodrem)
- Bullgaria – “Bangaranga” (Dara)
- Qiproja – “Jalla” (Antigoni)
- Çekia – “Crossroads” (Daniel Žižka)
- Danimarka – “Før vi går hjem” (Søren Torpegaard Lund)
- Franca – “Regarde !” (Monroe)
- Malta – “Bella” (Aidan)
- Norvegjia – “Ya ya ya” (Jonas Lovv)
- Rumania – “Choke Me” (Alexandra Căpitănescu)
- Ukraina – “Ridnym” (Leléka)
- Mbretëria e Bashkuar – “Eins, Zwei, Drei” (Look Mum No Computer)
Finalja e ‘Eurovision 2026’ do të mbahet të shtunën në Vjenë, ku pritet të shihet nëse “fronti ballkanik” do të arrijë të shkojë edhe më tej – madje pse jo, të luftojë për vendet e para. /Telegrafi/