KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjakova përmes gjykatës: Qeveria t’i kthejë 14 milionë euro (VIDEO)

Gjakova përmes gjykatës: Qeveria t’i kthejë 14 milionë euro (VIDEO)

Komuna e Gjakovës ka pritur gati gjysmë dekade për t'u përballur në gjykatë lidhur me dëmet financiare nga Kontrata Kolektive, por në seancën e parë përgatitore në Gjykatën Komerciale, pala e paditur, Ministria e Arsimit nuk dërgoi asnjë përfaqësues në sallë.

Pavarësisht mungesës së përfaqësuesve të ekzekutivit, seanca u mbajt, teksa përfaqësuesit e pushtetit lokal shpalosën faturën e rëndë financiare me të cilën po përballet kjo komunë qysh nga viti 2017, raporton Klan Kosova.

Zyrtarja ligjore e Komunës së Gjakovës, Vjollca Shyti, deklaroi para trupit gjykues se dëmi i shkaktuar ndër vite kalon shifrën e 14 milionë eurove, duke theksuar se ministria nuk i ka përmbushur kurrë obligimet e saj.

Përfaqësuesja e komunës kërkoi nga gjykata caktimin e një ekspertize financiare për të verifikuar shpenzimet, mirëpo gjyqtari i çështjes bëri të ditur se fillimisht duhet të sqarohet kompetenca lëndore.

Nga ana tjetër, Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) kërkoi përmbyllje sa më të shpejtë të kësaj çështjeje, duke kritikuar qasjen e qeverisë ndaj procesit gjyqësor.

Komunat e Kosovës kishin ngritur padi në vitin 2022 ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të Kontratave Kolektive, zbatimi i të cilave u ka marrë pushteteve lokale miliona euro nga buxheti i paraparë për projekte kapitale.

 Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.