KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rama: Dy vite u humbën për emërtimin e Lojërave Mesdhetare

Rama: Dy vite u humbën për emërtimin e Lojërave Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk ka kryer pagesat dhe as u është përgjigjur shkresave të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) lidhur me detyrimet për organizimin e lojërave në Prishtinë.

Në “Debat Plus” Rama është shprehur se janë humbur dy vite duke diskutuar nëse ngjarja duhet të emërtohet “Prishtina 2030” apo “Kosova 2030”.

“Nuk ka pas nevojë as mu diskutu e as mu debatu. Prishtina është Kosovë, ne jemi një, jemi bashkë. Është dashtë ashtu me qenë. Prishtina është kryeqyteti i Kosovës, edhe nuk është dashtë me qenë ky problem”, ka thënë Rama.

Sipas tij, pas kohës së humbur në debatin për emërtimin, janë shfaqur probleme të tjera që lidhen me mospagesat dhe mungesën e komunikimit me ICMG-në.

“Pastaj na vijnë këto problemet e tjera të panevojshme”, ka deklaruar ai.

Rama tha se shqetësimet lidhen me mosreagimin ndaj shkresës së komitetit dhe me detyrimet e papaguara.

“Problemet janë mospërfillja e shkresës së ICMG-së dhe mospagesa”, ka thënë Rama.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.