KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gashi në takim me kryetarin e Gjykatës Evropiane të Revizionit: Transparenca dhe llogaridhënia në fokusin e reformave evropiane

Gashi në takim me kryetarin e Gjykatës Evropiane të Revizionit: Transparenca dhe llogaridhënia në fokusin e reformave evropiane

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua me Toni Marfi kryetar i Gjykatës Evropiane të Revizionit. Në takim morën pjesë edhe Revizioni i Përgjithshëm i Shtetit, Maksim Acevski dhe zëvendës Revizori i Përgjithshëm i Shtetit, Orhan Ademi.

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, kryetari Gashi u fokusua në rëndësinë e transparencës, llogaridhënies dhe mbikëqyrjes institucionale si elemente kyçe për funksionimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e reformave në procesin e integrimit evropian.

“Gjatë takimit u theksua roli i institucioneve të pavarura të auditimit në promovimin e sundimit të ligjit, forcimin e besimit të qytetarëve dhe ngritjen e standardeve të qeverisjes institucionale”.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mbështetja e reformave që kontribuojnë në forcimin e standardeve evropiane dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike është proces që duhet të përmirësohet vazhdimisht”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.