KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fushë Kosovës i shtohen 45 pika të reja për grumbullimin e mbeturinave

Fushë Kosovës i shtohen 45 pika të reja për grumbullimin e mbeturinave

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se është në përfundim të punimeve për vendosjen dhe rregullimin e 45 pikave të reja për grumbullimin e mbeturinave.

Sipas njoftimit të Komunës, projekti po realizohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, me synim përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe rritjen e nivelit të pastërtisë në hapësirat publike.

Nga Komuna është vlerësuar se shtimi i pikave të grumbullimit përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi më të pastër dhe hapësirave më të rregulluara për qytetarët.

Punimet pritet të përfundojnë së shpejti, duke mundësuar funksionalizimin e pikave të reja në zonat e përcaktuara. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.