KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Fundjava me diell

Fundjava me diell

Instituti Hidrometerologjik bën të ditur se fundjava në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira.

IHK njofton se për të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Vranësira më të theksuara mund të paraqiten herë pas here përgjatë relievit malor, por nuk parashihen reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C deri në 3°C, ndërkaq ato maksimale nga 18°C deri në 22°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s.

Edhe për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Nuk parashihen reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C deri në 3°C, ndërkaq ato maksimale: 19°C deri në 24°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–3 m/s.

Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të mira dhe të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur. Rritja e temperaturave gjatë ditës do të sjellë kushte më të favorshme termike, ndërsa në orët e mëngjesit do të mbizotërojnë temperatura relativisht të ulëta.

Vështrim për ditët në vijim

Sipas tendencave aktuale të parashikimeve, më 9 dhe 10 tetor pritet një ndryshim i kushteve atmosferike, me mundësi për reshje shiu në të gjithë territorin e Kosovës. Në viset e larta, mbi 1200 m lartësi mbidetare, paraqiten kushte për reshje bore.

Ky ndryshim i kushteve atmosferike pritet të jetë i favorshëm, veçanërisht për bujqësinë dhe përgatitjen e tokës, pas periudhës së thatë. Megjithatë, sasia dhe shpërndarja e reshjeve do të jenë më të qarta me afrimin e këtyre datave. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.