Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    52 vjeçarja nga Shkupi e kërcënoi dhe më pas e sulmoi fizikisht punonjësin e policisë

    January 11, 2026

    Alan Shearer zgjedh Granit Xhakën në formacionin e gjysmësezonit mes emrave të shquar dhe befasive

    January 11, 2026

    “Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas ultimatumit të Trumpit

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • 52 vjeçarja nga Shkupi e kërcënoi dhe më pas e sulmoi fizikisht punonjësin e policisë
    • Alan Shearer zgjedh Granit Xhakën në formacionin e gjysmësezonit mes emrave të shquar dhe befasive
    • “Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas ultimatumit të Trumpit
    • Genesis G70 mund të mos ndalojë prodhimin
    • Algoritmi i X ndryshon, Musk premton transparencë totale
    • Lufta bllokoi porosinë, Nokiat e porositura në vitin 2010 dorëzohen në vitin 2026
    • Trafik i rënduar drejt Prishtinës, bllokim nga Parku i Biznesit deri në Sllatinë
    • Kutia e Pandorës ‘bombë’ për Stelinën – del video e Keijsit duke u puthur me një vajzë tjetër
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, January 11
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Fundi është afër për mullahët e Iranit

    Fundi është afër për mullahët e Iranit

    korrektpressBy korrektpressJanuary 11, 2026 Iran 4 Mins Read
    Fundi është afër për mullahët e Iranit
    Fundi është afër për mullahët e Iranit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga: Mani Basharzad / The Spectator / New York Post
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Teksa një valë protestash përfshiu Iranin, interneti u ndërpre plotësisht.

    Nuk kam asnjë ide se çfarë po ndodh me miqtë e mi, familjen time, apo me këdo tjetër.

    Miku im më i ngushtë, Çampi, ishte në demonstratë.

    Shpresoj shumë të jetë i sigurt.

    Irani është një komb që dëshiron kthimin e shpirtin e vet.

    Protestuesit djegin flamurin e Republikës Islamike dhe e zëvendësojnë me flamurin e vërtetë të Iranit.

    Gjatë natës, pati protesta në të gjithë Iranin.

    Nga Komi dhe Mashadi, qytetet më fetare, deri në Rasht dhe Anzali, qytetet më laike, njerëzit dolën në rrugë.

    Në Teheran pati protesta nga lagjet më të varfra deri tek ato më të pasurat.

    Nuk u besoja syve të mi kur pashë turmën e madhe në Pol-e-Rumi, një lagje në Teheran ku çmimet janë të krahasueshme me ato në Londër.

    Një nga arsyet pse kaq shumë njerëz dolën në rrugë është thirrja për veprim – për herë të parë – e Princit të Kurorës, Reza Pahlavi.

    Kur ai ftoi njerëzit të protestonin në orën 20:00, më 8 dhe 9 janar, mesazhi i tij mori 3.2 milionë pëlqime dhe 88 milionë shikime – një rekord historik në Instagram-in persian.

    Pse po ngrihen njëkohësisht, së bashku në revoltë, si pjesët më të pasura, ashtu edhe më të varfra të Iranit, si më fetaret, ashtu edhe më laiket?

    Sepse, ky revolucion nuk ka të bëjë me të majtën apo të djathtën.

    Ka të bëjë me njerëz që duan të jenë komb, jo ymet.

    Duam të jemi qytetarë, jo ushtarë të një kauze reaksionare islamike.

    Irani është komb që dëshiron t’i kthehet shpirti.

    Protestuesit djegin flamurin e Republikës Islamike dhe e zëvendësojnë me flamurin e vërtetë të Iranit: luanin dhe diellin.

    Është një komb që po rimerr shpirtin e qytetarisë, jo barbarinë islame; patriotizmin, jo ndërkombëtarizmin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).

    Ky është një revolucion kombëtar për të rimarrë atë që na është vjedhur nga islamistët: historia jonë, kultura jonë, mënyra jonë e jetesës.

    Kjo është një revoltë e kulturës perse kundër islamit politik.

    Urrej të jem viktimë dhe e urrej politikën e viktimizimit si një thaçerist, por nuk mund të ndaloj së qari kur Republika Islamike sulmon spitalet në Ilam për të arrestuar protestuesit në shtrat, ndërsa grupet për të drejtat e njeriut nuk reagojnë.

    Ata duket se shqetësohen për spitalet vetëm kur Hamasi ruan municione atje.

    Qytetarët e zakonshëm iranianë?

    As që u intereson.

    Deri më tani, 36 protestues janë vrarë në vetëm 10 ditë.

    Aktivistëve perëndimorë duket se kjo nuk u bënë përshtypje.

    Gabimi strategjik i protestuesve iranianë është se duan të jenë miq me Perëndimin.

    Për këtë arsye, turma pro-Palestinë hesht.

    Të paktën, Donald Trumpi ka folur.

    Presidenti amerikan ka thënë se regjimi do të goditet “shumë rëndë”, nëse vepron dhunshëm kundër protestuesve.

    Si rezultat, demonstruesit po ndryshojnë emrat e rrugëve në Teheran në “Rruga Trump”.

    Princi i Kurorës ka thënë se është i gatshëm të udhëheqë tranzicionin drejt demokracisë.

    Njerëzit brohorasin: “Kjo është beteja përfundimtare – Pahlavi do të kthehet”.

    Me të vërtetë ndihet sikur fundi është pranë.

    Askush nuk mund të parashikojë datën e saktë kur udhëheqësit e regjimit do të largohen nga vendi im, por është e qartë që është çështje kohe.

    Republika Islamike i ka përdorur të gjitha mjetet e shtypjes për të penguar njerëzit të protestojnë.

    Që nga shtatori i vitit 2022, dhjetëra fëmijë janë vrarë nga regjimi.

    Nika Shakarami, një 16-vjeçare, u torturua, u përdhunua dhe më pas u vra nga Garda Revolucionare Islamike. Momentet e saj të fundit i kaloi duke rezistuar ndaj sulmuesve të saj.

    Do të doja që Shakarami të ishte gjallë, që të mund të dëgjonte brohoritjet “vdekje diktatorit” dhe “Akhoond bayad gom beshe’”, që do të thotë “mullahët le të shkojnë në p.s.”

    Në një Iran të ri, njerëz si Shakarami do të mund të jetonin një jetë normale: të vishnin çfarë të donin, të protestonin pa rrezikuar të përdhunoheshin nga terroristët islamikë.

    Do të doja që Shakarami, dhe të gjithë ata që dhanë jetën duke luftuar shtetin terrorist të Republikës Islamike, ta shihnin këtë ditë. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Protestat në Iran dhe çështja e mbijetesës së regjimit

    LEXO GJITHASHTU

    52 vjeçarja nga Shkupi e kërcënoi dhe më pas e sulmoi fizikisht punonjësin e policisë

    January 11, 2026

    Alan Shearer zgjedh Granit Xhakën në formacionin e gjysmësezonit mes emrave të shquar dhe befasive

    January 11, 2026

    “Deri në pikën e fundit të gjakut”, vjen reagimi i Kubës pas ultimatumit të Trumpit

    January 11, 2026

    Genesis G70 mund të mos ndalojë prodhimin

    January 11, 2026
    TË TJERA

    Algoritmi i X ndryshon, Musk premton transparencë totale

    January 11, 2026

    Lufta bllokoi porosinë, Nokiat e porositura në vitin 2010 dorëzohen në vitin 2026

    January 11, 2026

    Trafik i rënduar drejt Prishtinës, bllokim nga Parku i Biznesit deri në Sllatinë

    January 11, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.