Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit 2026, në Kalanë historike të Vushtrrisë është organizuar një aktivitet ndërgjegjësues për rëndësinë e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të diabetit, raporton GazetaBlic.
Lajmin e ka bërë të ditur Edita Blakaj Shala, e cila ka theksuar rëndësinë e diagnostikimit me kohë, kontrolleve të rregullta mjekësore, ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik në parandalimin e komplikimeve që shkakton kjo sëmundje kronike.
Aktiviteti kishte për qëllim rritjen e vetëdijesimit qytetar për kujdesin ndaj shëndetit, me mesazhin: “Ecim për shëndetin, veprojmë për jetën!”
Burimi: gazetablic.com ↗

