Për shumë prej nesh, përgjigjja e pyetjes “çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh”, ishte e njëjtë: Pilot.
Ende keni dashuri për fluturimin?
Atëherë mund të provoni simulatorin falas të fluturimit të Google Earth.
I lansuar më 12 qershor, mjeti i ri ju lejon të eksploroni globin nga lart.
I synuar për përdoruesit e rastësishëm dhe jo për profesionistët, do të jeni në gjendje të shihni ndërtesa 3D dhe imazhe spektakolare ndërsa udhëtoni nga një destinacion në tjetrin.
Mund të hyni në simulatorin e fluturimit duke shkuar te earth.google.com, duke klikuar Explore Earth, duke hapur mjetet dhe më pas duke zgjedhur simulatorin e fluturimit. /Telegrafi/
