“Nuk do të ketë takim me kriminelë”, kështu e filloi konferencën e tij për shtyp lideri i LSDM-së, Venko Filipce, i cili shprehu qëndrimin e tij për takimin e paralajmëruar të liderëve që do të thirret nga kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një nga temat e takimit të liderëve është planifikuar të jetë shfuqizimi i mundshëm i “Qeverisë Teknike”, gjë që është bërë praktikë para zgjedhjeve parlamentare në vend.
Filipçe beson se “Kryeministri është në një pozitë të vështirë, është me nxitim dhe po kërkon një alibi për të shpallur zgjedhje të parakohshme”.
Ai përsëriti qëndrimin e LSDM-së se Mickoski “po planifikon zgjedhje të parakohshme parlamentare, pastaj para për migrantët”.
Sipas Filipçe, Qeveria është me nxitim sepse nuk ka para në Buxhet, dhe shtoi se, qeveria teknike nuk duhet të hiqet.
“Qeveria teknike duhet të mbetet, sepse qeveria ka uzurpuar gjithçka. Ka futur kthetrat e saj në gjyqësor, ka marrë kontrollin e plotë mbi prokurorinë, ka sjellë ndryshime në Kodin Penal në kundërshtim me rekomandimet e Bashkimit Evropian. E bën këtë për të mbrojtur kriminalitetin e qeverisë. Miratuan një rezolutë për të shfuqizuar lirinë e fjalës së opozitës, duke shtypur kështu demokracinë shtesë dhe miratoi një Ligj për Policinë për partizim të plotë dhe për përjashtimin e profesionistëve”, shtoi Filipçe./Telegrafi/