Qindra qytetarë janë mbledhur në një rrugë qendrore të Beogradit për të festuar fitoren e Listës Studentore “Studentët fitojnë” në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Gjatë festimeve janë ndezur flakadanë dhe janë dëgjuar boritë e automjeteve, ndërsa në shtabin e kësaj liste, kandidatët dhe studentët kanë kënduar e brohoritur “Fitore”.
“Kurrë më tiranë në vendin tonë”, deklaroi Illija Srdanoviq, bartësi i Listës Studentore.
Ndërkohë, kandidati i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) për kryeministër dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pranoi humbjen, duke thënë se, sipas vlerësimeve të bazuara në mostër, Lista Studentore pritet të fitojë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa lista e tij rreth 105.
Vuçiq tha se lista e tij ka marrë rreth 1.72 milionë vota, ndërsa Lista Studentore rreth 2.2 milionë.
Partia Përparimtare Serbe ka qenë në pushtet që nga viti 2012.
Vuçiq pranon humbjen, thotë se Lista Studentore i fitoi zgjedhjet në Serbi

