KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BBVK 5 nis së shpejti, a do ta shohim Feron brenda shtëpisë? (VIDEO)

BBVK 5 nis së shpejti, a do ta shohim Feron brenda shtëpisë? (VIDEO)

Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova do të nisë më 30 tetor, me prime-in e parë që do të transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova.

Ky edicion pritet të sjellë personazhe interesante, dinamika të reja dhe diskutime të shumta, ndërsa pritshmëritë për spektaklin janë të larta.

Big Brother VIP Kosova ishte temë diskutimi edhe sonte në emisionin "Shoqet", ku gazetarja Ermira Berisha shprehu bindjen se ky edicion do të jetë jashtëzakonisht spektakolar.

“Jam e bindur që ky Big Brother do të jetë jashtëzakonisht spektakolar. Këta banorë sivjet janë shumë interesantë. Kanë çfarë të japin dhe do të ngrenë tematika”, tha Berisha.

Por, cilët do të jenë personazhet që do t’i bashkohen shtëpisë më të famshme në Kosovë?

Një nga emrat që ngjall kureshtje është edhe reperi Fero. A do të jetë ai pjesë e këtij edicioni, pavarësisht kritikave që kishte adresuar më herët ndaj formatit, të cilin e kishte cilësuar si “haram”?

Përgjigjet për këto pikëpyetje pritet të zbulohen me nisjen e edicionit të ri.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.