Një grua, shtetase e Maqedonisë së Veriut, është arrestuar nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe shitjen e kundërligjshme të dy pronave që i përkisnin xhaxhait të saj gjatë vitit 2024 në Shtime.
Sipas raportit të Policisë, pas një pune hetimore, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht Sektori për Hetime Financiare, kanë arrestuar të dyshuarën, transmeton Klankosova.tv.
Ajo dyshohet se kishte falsifikuar një autorizim te një noter në Maqedoninë e Veriut, përmes të cilit dyshohet se kishte arritur t’i shiste në mënyrë të kundërligjshme dy prona të xhaxhait të saj.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Burimi: klankosova.tv ↗

