KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Seanca s’nis me kohë, shumë pak deputetë në sallë

Seanca s’nis me kohë, shumë pak deputetë në sallë

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për një seancë për sot në orën 10:00.

Mirëpo, deri më tani, në sallë është janë shumë pak deputetë.

Aty shihen pak deputetë të LDK-së, dhe pak nga GP i LVV-së.

Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

Pikë tjetër e rendit të ditës do të jetë edhe votimi i Propozimit të Grupit Parlamentar Lista Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme, pastaj do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.