Federata e Futbollit e Anglisë ka lëshuar një deklaratë mbi vendimin e fajësisë së Manchester Cityt , duke paralajmëruar se vendimi ka “implikime të rëndësishme për integritetin e lojës” dhe se do të veprojë në përputhje me rrethanat.
City u shpall fajtor për krijimin e kontratave tregtare “të rreme” për të fshehur kostot me mbi 1 miliard euro midis viteve 2009 dhe 2018, me drejtorin ekzekutiv Ferran Soriano që e quajti këtë një “teori konspiracioni të Ligës Premier”.
“Vendimi i Komisionit të Pavarur ka implikime të rëndësishme për integritetin e lojës,” thuhet fillimisht në komunikatën e FA.
“Ne po e shqyrtojmë me kujdes vendimin dhe implikimet e tij dhe do të ndërmarrim veprime aty ku është e përshtatshme… ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet”, mbyllet komunikata.
Kryeministri Andy Burnham u përfshi në debat veçmas, duke thënë se do të ishte “shumë i shqetësuar” nëse pronarët e Cityt në Abu Dhabi do të detyroheshin të shisnin pronën, duke bërë që Doëning Street të sqaronte nëse vendimi mbetet “serioz”.
Ndryshe, City ka kohë deri sot (e premte) për të apeluar gjetjet që e shpallin fajtor. /Telegrafi/