KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e kompanisë kanë evidentuar 16 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në rajonin e Prizrenit dhe Suharekës.
Sipas njoftimit, tetë raste janë evidentuar në Njësinë e Prizrenit, ndërsa tetë të tjera në Njësinë e Suharekës.
Kompania ka bërë të ditur se kontrollet në terren do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa ndaj rasteve të evidentuara do të ndërmerren masat përkatëse.
“Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të respektojnë rregullat e furnizimit dhe të tregojnë kujdes ndaj rrjetit të ujësjellësit.
“Uji është përgjegjësi e përbashkët – respektojeni rrjetin dhe rregullat e furnizimit”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/