KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë 6 deputetët e PD-së

“Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë 6 deputetët e PD-së

Sekretariati i Etikës në Kuvend, i cili u mblodh sot, ka pranuar kërkesën e deputetëve të PS-së, duke përjashtuar me 60 ditë nga punimet e seancave plenare Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Edi Palokën, Fidel Krekën, Luçiano Boçin dhe Besart Xhaferrin.

Ndërkohë, për 14 deputetët e tjerë demokratë, Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi, nuk u mor masë përjashtimi, por vetëm iu tërhoq vëmendje, shkruan tch, transmeton Klankosova.tv

Kujtojmë se kërkesa e PS-së erdhi pas trazirave të shkaktuara dje në Kuvend, bllokimit të foltores, ofendimeve dhe hedhjes së sendeve në drejtim të deputetëve të mazhorancës nga deputetët e PD-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.