KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksion policor në Klinë, sekuestrohet një kallashnikov, në pranga një i dyshuar

Aksion policor në Klinë, sekuestrohet një kallashnikov, në pranga një i dyshuar

Një person është arrestuar në Klinë, pasi gjatë hetimeve për një rast kanosjeje, ku të përfshirë ishin dy të mitur, është zbuluar edhe një rast i posedimit të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti i kanosjes është raportuar më 22 tetor në Stacionin Policor në Klinë, ndërsa dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy të miturve, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë hetimeve dhe intervistimit të personave të përfshirë, policia ka pranuar informacione për një rast tjetër që lidhet me mbajtjen, kontrollin ose posedimin e paautorizuar të armëve.

Pas veprimeve hetimore, zyrtarët policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin, te i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK-47 dhe një karikator.

Pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.