Heidi Baci dhe Jonida Vokshi kanë bërë “xing” me zgjedhjen e tyre në veshje. Në fotot e publikuara në Instagram, të dyja shfaqen me një model të zi, me mëngë të gjata, pjesën e poshtme mini me detaje të shndritshme dhe një rrip të gjatë pëlhure që zbret anash.
Heidi e kishte prezantuar këtë veshje në një postim të datës 14 dhjetor 2025, ku shkruante për mbrëmjet në “Portokalli”. Ajo e kishte kombinuar me sandale të zeza me taka, flokë të lëshuar dhe thonj të kuq.
Ndërsa Jonida ka zgjedhur të njëjtin model në postimin e saj të lidhur me Prime-in e tretë të BBVK 5. Moderatorja e ka plotësuar pamjen me flokë të mbledhur, disa fije të lëshuara pranë fytyrës dhe bizhuteri në qafë e në kyç. Edhe ajo ka preferuar sandale të zeza me rrip rreth kyçit.
E njëjta veshje, por detajet e stilimit i japin secilës një pamje më vete. Po ju, cilin kombinim preferoni: të Heidit apo të Jonidës?

