KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

ESHS: Paga mesatare arrin në 46.159 denarë

ESHS: Paga mesatare arrin në 46.159 denarë

Nga Enti Shtetëror i Statistikave, njoftojnë se në muajin shkurt të vitit 2026 paga mesatare mujore neto në Maqedoni të Veriut ishte 46 159 denarë (748.83 Euro).

Në muajin shkurt të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025, paga mesatare mujore neto për të punësuar ishte më e lartë për 7.2%.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe mbeshtetëse për 12.3 %, Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) për 10.6 % dhe Furnizimi me ujë; kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave për 9.4 %,” tha enti statistikor.

Sipas entit, rënie e pagës mesatare mujore neto për të punësuar në muajin Shkurt krahasuar me muajin Janar, është vënë re në sektorët: Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi për 5.7 %, Veprimtaritë të tjera shërbimi për 5.0 % dhe Arte, argëtim dhe rekreacion për 4.6%.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.