KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Enzo Maresca mund ta humbasë punën te Chelsea

Enzo Maresca mund ta humbasë punën te Chelsea

Enzo Maresca po e mbyll vitin 2025 në krye të Chelseat, por pozicioni i tij është vënë seriozisht në pikëpyetje dhe mund të jetë në rrezik nëse rezultatet nuk përmirësohen shpejt, raporton Sky Sports.

Blutë kanë arritur vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit në Ligën Premier, duke e lënë të ardhmen e trajnerit italian të varur në fije.

Paraqitjet e fundit nuk kanë bërë shumë për të ulur presionin mbi Marescan. Pas fitores bindëse 3-0 ndaj Barcelonës në nëntor, Chelsea ka regjistruar rezultate zhgënjyese kundër Leeds United, Atalantas dhe Aston Villas, si dhe një barazim 2-2 ndaj Bournemouth gjatë periudhës festive.

Vetë trajneri italian ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij, duke i përshkruar ditët para fitores ndaj Evertonit më 13 dhjetor si “48 orët më të këqija” të aventurës së tij në “Stamford Bridge”.

Këto deklarata nxorën në pah tensionet me drejtuesit e klubit dhe ngritën pikëpyetje serioze për të ardhmen e tij afatgjatë te Chelsea.

Pas barazimit me Bournemouth, lojtarëve të Chelseat u janë dhënë dy ditë pushim dhe ata do të rikthehen në stërvitje të premten, në përgatitje për ndeshjen e vështirë të së dielës në transfertë ndaj Manchester Cityt.

Blutë udhëtojnë drejt “Etihad”-it me 10 pikë më pak se skuadra e Pep Guardiolës, pasi deri tani këtë sezon kanë humbur plot 20 pikë nga pozicione fituese. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.