Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka folur në interpelancën ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me mungesën e barnave onkologjike.
Demaku tha se të gjithë janë të vetëdijshëm për gjendjen e shëndetësisë në vend, duke theksuar se Kosova është ende larg standardeve të nevojshme, njofton Klankosova.tv
Ai shtoi se besimi i qytetarëve në sistemin shëndetësor është i dobët.
“Jemi shumë larg dhe besimi i qytetarëve tanë në shëndetësinë tonë është besim i zorit”, u shpreh Demaku.
Burimi: klankosova.tv ↗

