KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ekspozita ndërkombëtare e artit bashkëkohor “PLAY ON” hapet në Prishtinë

Ekspozita ndërkombëtare e artit bashkëkohor “PLAY ON” hapet në Prishtinë

Ekspozita ndërkombëtare e artit bashkëkohor “PLAY ON”, edicioni i 14-të i platformës NET/RRJET, është hapur në Prishtinë, duke bashkuar 12 artistë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Nën kurimin e Zeni Ballazhit, ekspozita prezanton vepra në mediume të ndryshme artistike, përfshirë instalacionin, videoartin dhe pikturën, duke sjellë qasje dhe praktika të ndryshme të artit bashkëkohor.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbështet këtë edicion të platformës NET/RRJET, e themeluar nga Majlinda Kelmendi në vitin 2008, e cila ndër vite ka krijuar hapësirë për prezantimin e artistëve dhe zhvillimin e skenës së artit bashkëkohor.

Ekspozita “PLAY ON” do të jetë e hapur për vizitorët deri më 29 tetor, në Barabar Centre, në katin e katërt të Hotel Grand, në Prishtinë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.