KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Erblin Osmani, shembull për gjeneratat e reja: La Gjermaninë për ta veshur fanellën e Kosovës

Erblin Osmani, shembull për gjeneratat e reja: La Gjermaninë për ta veshur fanellën e Kosovës

Erblin Osmani, talenti 17-vjeçar i Bayern Munichut, ka folur për emocionet e veçanta që përjetoi kur për herë të parë shkeli fushën me fanellën e Kombëtares së Kosovës.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Osmani ka treguar se përfaqësimi i Kosovës ka qenë gjithmonë një ëndërr e tij, një dëshirë që e mbajti në zemër edhe pse u lind dhe u rrit në Gjermani, shkruan Indeksonline.

Për një futbollist të ri që po zhvillohet në një prej klubeve më të mëdha të Evropës, mundësitë janë të shumta. Megjithatë, për Erblinin, zgjedhja e zemrës ishte e qartë: të veshë fanellën dardane dhe të përfaqësojë vendin e prindërve të tij.

Vendimi i tij përcjell një mesazh të fuqishëm, sidomos për gjeneratat e reja shqiptare që jetojnë jashtë atdheut. Suksesi mund t’i çojë larg, mundësitë mund t’i kenë të hapura në vende të ndryshme, por rrënjët dhe identiteti janë pjesë e asaj që i bën ata të veçantë.

Historia e Erblinit dëshmon se dashuria për atdheun nuk matet me vendin ku lind apo rritesh, por me lidhjen që ruan me origjinën tënde dhe me dëshirën për ta përfaqësuar atë me krenari.

Në moshën vetëm 17-vjeçare, ai po bëhet shembull se ëndrrat e mëdha dhe dashuria për Kosovën mund të ecin krah për krah.

Për shumë të rinj, Osmani mund të jetë një kujtesë se nuk duhet harruar prej nga vijmë, pavarësisht se ku na çon jeta. Sepse, në fund, të përfaqësosh vendin tënd nuk është vetëm një mundësi sportive, por edhe një përgjegjësi, krenari dhe nder.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.