Është mbyllur pa fitues derbi italian ndërmjet AC Milanit dhe Juventusit, në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.
Përballja ishte tepër e barabartë, me pak raste shënimi, ku epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 0-0.
Juventusi e nisi më mirë për të krijuar disa aksione të bukura por që iu mungoi finalizimi.
Faktikisht, “Zonja e Vjetër” shënoi falë Khephren Thuram, mirëpo pas rishikimit të VAR-it rezultoi se ishte në pozitë jashtë loje.
Conceicao gjithashtu kishte një mundësi të mirë shënimi mirëpo Mike Maignna me një super pritje ia mohoi golin.
AC Milani pastaj krijoi një rast të mirë përmes Alexis Saelemakers, por goditja e këtij të fundit shkoi vetëm në traversë.
Trajneri Luciano Spalletti e futi në lojë sulmuesin Edon Zhegrova së bashku me Kenan Yildiz në minutën e 80-të, megjithatë asnjëri nuk arritën ta bëjnë dallimin.
Ky barazim më së shumti i konvenon Milanit që e ruan pozitën e tretë me 67 pikë, tri mbi Juventusin./Telegrafi/