Shtatori po shkon drejt fundit, por në Grand Blue Fafa Resort & Spa vera ende vazhdon. Ditët e fundit të muajit sjellin mundësinë për të shijuar detin, pishinën dhe një atmosferë më të qetë në Golem, larg ritmit të ngarkuar të sezonit.
Për familjet që duan të shfrytëzojnë edhe disa ditë pranë bregdetit, kjo periudhë mund të jetë momenti i duhur për një pushim të shkurtër, me më shumë qetësi dhe kohë për të kaluar së bashku.
Në Grand Blue Fafa, dita mund të nisë pranë pishinës, të vazhdojë në plazh dhe të përfundojë me darkë e muzikë, pa pasur nevojë për shumë plane.
Pak ditë më shumë për pushim
Edhe pse kalendari po afrohet drejt tetorit, rrobat e plazhit nuk kanë pse të largohen ende.
Në Grand Blue Fafa vazhdon të jetë në dispozicion edhe paketa All Inclusive, që përfshin mëngjes, drekë, snack dhe darkë, pije pa limit nga ora 10:00 deri në 22:00, si dhe qasje në pishinë e plazh, muzikë LIVE dhe animacion për të rritur.
Për këtë periudhë, qëndrimi ofrohet me çmim 90 euro për person/nata, duke e bërë fundin e shtatorit një mundësi për ta zgjatur edhe pak ndjesinë e verës.
Fundi i shtatorit, pranë detit
Nëse po mendoni për një arratisje të fundit para se të hyjmë plotësisht në sezonin e vjeshtës, Grand Blue Fafa Resort & Spa ju pret në Golem.
Pak det, pak diell dhe disa ditë më shumë larg rutinës.
Për rezervime:
+355 69 708 6352
+355 69 706 7501
Lokacioni: Golem, Shqipëri