Një rast i personit të zhdukur është raportuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Landovicë të Prizrenit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 18 prill 2026 rreth orës 01:35, një ankues mashkull kosovar ka njoftuar se vajza e tij e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.
Sipas të njëjtit, ai ishte kontaktuar më pas nga një person i panjohur, i cili e kishte informuar se vajza ndodhej në një fshat të Gjakovës dhe se ishte atje me dëshirën e saj.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, policia ka arritur ta lokalizojë të miturën dhe ta intervistojë atë. Sipas autoriteteve, ajo ka deklaruar se me dëshirën e saj vazhdon të qëndrojë në bashkëjetesë me një person mashkull kosovar.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në konsultim me prokurorin, ndërsa rasti është trajtuar sipas procedurave ligjore në fuqi. /Telegrafi/