KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“E dhamë maksimumin”, Valmir Matoshi i pakënaqur me barazimin: Si humbje

“E dhamë maksimumin”, Valmir Matoshi i pakënaqur me barazimin: Si humbje

Mesfushori Valmir Matoshi nuk është ndarë i lumtur me barazimin pa gola.

Kosova u ndalë në një barazim 0-0 ndaj Izraelit, ku “Dardanët” kishin pak raste shënimi, në një sfidë shumë të baraspeshuar.

Matoshi për “Klan Kosova” e pranoi se rezultati ishte i drejtë, por që nuk është ndarë i kënaqur.

“E kemi dhënë maksimumin si ekip, na ka munguar goli. Kemi pasur shanse, por edhe ata kanë pasur. Rezultati 0-0 është i drejtë”.

“S’jam i kënaqur me barazim sepse e ndjej si humbje. Nëse kishim fitu, kishim fol. Por, për barazim jo. Duhet që të gjithë të japim më shumë për të fituar”.

Ai premtoi se do të japë maksimumin sa herë që i jepet shansi.

“Janë shumë të rëndësishme sepse mundemi me u kualifiku përmes play-off si Suedia. Na përgatitemi për secilën lojën. Minutazhë më e madhe? Trajneri e ka në dorë kush luan e kush jo, kur më jepet mundësia unë e dha maksimumin”.

Kujtojmë, përballja Kosovë – Austri zhvillohet të dielën nga ora 18:00./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.