Dy persona janë plagosur mbrëmjen e së dielës në Podujevë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, pas raportimit për persona të lënduar.
Ndërsa personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.
Sipas Policisë, në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Hetimet janë në vazhdim./Telegrafi.