KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Paris është pyetur edhe për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale.

Kurti ka thënë se në momentin që s’je i kënaqur me vendimin, duhet të bësh gjithë punën që duhet për ta apeluar vendimin.

Një nga të pranishmit në panel e pyeti Kurtin se si mund të ndihmojë një qeveri kombëtare në lehtësimin e procedurave të drejtësisë penale ndërkombëtare, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Hagë dhe perceptimin e qytetarëve në Kosovë.

“Pyetja ime është: siç e theksoi me të drejtë edhe Kryeministri, ligji duhet të jetë mbi politikën. Prandaj, do të doja të dija se si mund të ndihmojë edhe një qeveri kombëtare në lehtësimin e procedurave të drejtësisë penale ndërkombëtare, veçanërisht duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në Hagë dhe perceptimin e publikut në Kosovë, por edhe në përgjithësi? Ju faleminderit shumë!”

Pas kësaj, Kurti paralajmëroi se do të përgjigjej vetëm me një fjali, duke u fokusuar te mundësia e ankimimit ndaj një aktgjykimi me të cilin pala nuk është e kënaqur.

“Vetëm një fjali sa i përket drejtësisë ndërkombëtare: nëse nuk jeni të kënaqur me aktgjykimin, bëni të gjitha përpjekjet e nevojshme për të paraqitur apel dhe mos ndaloni kurrë së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, u përgjigj Kurti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.