KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Dy motra binjake martohen me dy vëllezër binjakë, historia bëhet virale

Dy motra binjake martohen me dy vëllezër binjakë, historia bëhet virale

Dy motra binjake identike u martuan me dy vëllezër binjakë identikë, duke krijuar një histori dashurie që ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Camille dhe Kennerly Kitt, të njohura si The Harp Twins për talentin e tyre në luajtjen e harpës, u njohën në vitin 2019 me vëllezërit binjakë Dromil dhe Dromal Volfgang, të cilët i takuan pas një koncerti. Ata u afruan gradualisht me motrat, derisa miqësia u shndërrua në dashuri.

Me kalimin e kohës, të katër vendosën të ndërtonin jetën së bashku. Dromil u martua me Camille, ndërsa Dromal me Kennerly, shkruan Ladbible, transmeton Klankosova.tv.

Ceremonia u zhvillua më 22 shkurt 2022, në orën 14:22, në përputhje me dëshirën e tyre për t’i bërë gjërat në çift. Megjithatë, ata e mbajtën martesën sekret për disa vite, duke e konfirmuar publikisht vetëm këtë vit.

“Kur e di, thjesht e di”, u shpreh Camille për njohjen me bashkëshortin e saj.

Dy çiftet tregojnë se lidhja e tyre është e veçantë, pasi përveç partnerëve të jetës, secili ka edhe një vëlla apo motër binjake me të cilin ndan një afërsi të pazakontë.

“Jemi të gjithë miqtë më të mirë. Kemi binjakun, bashkëshortin dhe binjakun e bashkëshortit. Është vërtet më e mira e të gjitha botëve”, tha Kennerly.

Historia e tyre ka ngjallur kureshtje për mënyrën se si dy çifte binjakësh arritën të gjenin dashurinë te njëri-tjetri dhe të krijonin një familje të përbashkët.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.