Kombëtarja e Shqipërisë U21 do të përballet sonte me gjigantin evropian, Spanjën U21, në një sfidë mjaft të rëndësishme që nis në orën 19:00.
Pak para fillimit të takimit, përzgjedhësi kuqezi, Alban Bushi, ka zbuluar njëmbëdhjetëshen titullare me të cilën do të zbresë në fushë për t’u bërë ballë “Furive të Kuqe”.
Ajo që bie menjëherë në sy në rreshtimin e Bushit është prania e dy yjeve të njohur nga Kosova, Etnik Brruti dhe Ermir Rashica, të cilët e nisin këtë super-përballje që nga minuta e parë. Të dy futbollistët pritet të jenë pikat kyçe të repartit ofensiv dhe mesfushës kuqezi në këtë duel.
Ndërkohë, shiriti i kapitenit në këtë takim i është besuar mesfushorit Feta Fetai, kurse portën do ta mbrojë Simon Simoni./IndeksOnline/

