KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

A po largohet nga Baseli? Shaqiri del me njoftim publik

A po largohet nga Baseli? Shaqiri del me njoftim publik

Xherdan Shaqiri ka reaguar publikisht lidhur me zërat e fundit rreth një vendimi të supozuar për të ardhmen e tij te FC Basel.

Përmes një postimi në Instagram, Shaqiri i ka cilësuar si të rreme këto thashetheme, duke bërë të ditur se ende nuk është vendosur asgjë dhe se bisedimet me klubin po vazhdojnë në frymë të mirë, shkruan IndeksOnline.

“Të dashur tifozë, thashethemet aktuale rreth një vendimi të supozuar për të ardhmen time janë të rreme. FCB-ja dhe unë vazhdojmë të jemi në bisedime të mira dhe do të komunikojmë sapo të vendoset diçka dhe të jetë gati për t’u bërë publike,” ka shkruar ai.

Ai gjithashtu ka theksuar se vazhdon të kënaqet te FC Basel dhe mbetet i përkushtuar maksimalisht për ecurinë sportive të skuadrës.

“Unë vazhdoj të kënaqem shumë këtu dhe, së bashku me ekipin dhe stafin, do të bëj gjithçka që gjërat të shkojnë sërish përpara në aspektin sportiv. Shihemi të dielën në ‘Joggeli’! I juaji, Xherdani,” përfundon mesazhi i tij drejtuar tifozëve. /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.