KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lajm i madh për Interin, Lautaro Martinez rikthehet në stërvitje

Lajm i madh për Interin, Lautaro Martinez rikthehet në stërvitje

Lajme shumë të mira për Interin dhe trajnerin Cristian Chivu.

Kapiteni Lautaro Martinez është rikthyer sot në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, pas më shumë se një muaji mungesë për shkak të një problemi muskulor në kofshën e majtë.

Sulmuesi argjentinas kishte humbur shtatë ndeshje zyrtare, pesë në Serie A dhe dy në Champions League, ndërsa mungoi edhe në grumbullimin e Argjentinës për ndeshjet e nëntorit.

Tani Lautaro synon të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës kundër Atalantës, në Bergamo. Megjithatë, Chivu do ta menaxhojë me kujdes rikthimin e kapitenit, për të shmangur çdo rrezik të një lëndimi të ri.

Në stërvitje me grupin është rikthyer edhe Marcus Thuram, duke i dhënë Interit lajme pozitive në repartin ofensiv.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.