KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Durmishi: Mbi 40 milionë euro për punësim dhe masa të reja për punëtorët

Durmishi: Mbi 40 milionë euro për punësim dhe masa të reja për punëtorët

Këshillin Ekonomik Social e ngritim në një nivel më të lartë, strategjik, duke ndjekur shembullin e praktikave evropiane, ku dialogu social është kyç në krijimin e politikave, tha ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Në seancën e fundit u hapën çështje të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt punëtorët, punëdhënësit dhe qytetarët, me fokus në masa konkrete dhe zgjidhje ligjore.

Ministri theksoi se është shqyrtuar Raporti vjetor për punën e Këshillit për vitin 2025, me theks në rezultatet e arritura dhe nevojën për promovimin e mëtejshëm të dialogut social.

Sa i përket politikave rinore, Durmishi theksoi se Propozimi i ligjit për shtesën e të rinjve është masë e rëndësishme për të mbështetur të rinjtë, për t’i mbajtur ata në vend dhe për të nxitur aktivitetin ekonomik.

Në seancë u diskutuan edhe ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, veçanërisht në pjesën e stazhit me beneficion, me qëllim të ofrimit të sigurimit të sistemi më të drejtë dhe më të qëndrueshëm për punëtorët në profesione të rrezikshme.

“Me Planin operativ të punësimit për vitin 2026, parashikojmë rreth 40 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për vetëpunësimin, krijimin e vendeve të punës dhe trajnime, të cilat do të kontribuojnë në uljen e papunësisë,” tha Durmishi.

Njëherësh, ministri hapi edhe debat për Propozimin e ligjit për mbrojtjen nga pirja e duhanit, ndërsa u shqyrtua edhe raporti për punën e Agjencisë së punësimit.

“Mbetemi të përkushtuar në krijimin e politikave gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të drejta në interes të qytetarëve, punëtorëve dhe komunitetit të biznesit”, porositi ministri Durmishi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.