KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Drita fiton derbin e javës ndaj Ballkanit, Besnik Krasniqi hero i gjilanasve

Drita fiton derbin e javës ndaj Ballkanit, Besnik Krasniqi hero i gjilanasve

Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Ballkani me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Ekipi i Ardian Nuhiut është kthyer të fitorja në kampionat duke marrë tri pikë shumë të mëdha në derbin e javës në Therandë ndaj Ballkanit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë dhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i konkretizojnë dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua një lojë shumë më e hapur dhe me më shumë raste nga të dyja ekipet, por vetëm mysafirët gjeten rrjetën.

Fillimisht Hajdin Salihu godi shtyllën në minutën e 77-të, ndërsa gjilanasit rrezikuan edhe disa minuta më vonë me Blerim Krasniqin dhe Besar Halimin, por pa gjetur golin.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras, në skenë doli Besnik Krasniqi, i cili në minutat shtesë shënoi një supergol për të vulosur fitoren 0-1.

Pas kësaj fitore, Drita ngjitet në pozitën e tretë me 14 pikë apo një më shumë se Ballkani i treti.

Në ndeshjen e radhës, gjilanasit udhëtojnë te Llapi, teksa therandasit e presin Prishtinën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.