KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kërkohet kufizimi i fishekzjarrëve në Zvicër: Po dëmtohen kafshët dhe po shkaktohen aksidente

Kërkohet kufizimi i fishekzjarrëve në Zvicër: Po dëmtohen kafshët dhe po shkaktohen aksidente

Rëndësia e ambientit dhe gjithçka që lidhet me të, po tregohet çdoherë e më shumë në Zvicër.

Prandaj, mbështetësit e nismës për kufizimin e fishekzjarrëve në Zvicër kanë vënë në qendër të debatit dëmet ndaj kafshëve, aksidentet dhe ndotjen e mjedisit, përpara votimit kombëtar të 29 nëntorit 2026.

Nisma kërkon ndalimin e shitjes dhe përdorimit të fishekzjarrëve që shkaktojnë zhurmë, me synimin për të mbrojtur njerëzit, kafshët dhe natyrën nga pasojat e tyre, shkruan 20Minuten, transmeton Telegrafi.

Sipas mbështetësve të nismës, zhurmat e forta shkaktojnë frikë dhe panik te kafshët shtëpiake, ato të fermave dhe kafshët e egra.

Mirëpo, kjo nismë nuk po synon ndalimin e të gjitha formave të fishekzjarrëve.

Sipas propozimit, produktet me zhurmë të ulët, si fishekzjarrët e tipit vullkan, do të mund të lejohen, ndërsa kantonet mund të japin përjashtime për ngjarje të rëndësishme publike.

Megjithatë, Këshilli Federal dhe Parlamenti zviceran e konsiderojnë nismën tepër të gjerë.

Sipas tyre, përdorimi i fishekzjarrëve tashmë rregullohet nga autoritetet dhe kufizime shtesë mund të vendosen nga kantonet dhe komunat.

Qytetarët zviceranë do të votojnë për nismën më 29 nëntor 2026./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.