Drenica dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Drenicasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen e parë të xhiros, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Bajram Aliu nga ora 16:30.
Ekipi i Jeton Mehmetit vjen në këtë ndeshje pas dy barazimeve radhazi dhe synon fitoren e parë në kampionat, para tifozëve të vetë.
Në anën tjetër, mysafirët vijnë në këtë ndeshje nga një dhe një humbje dhe një fitore, kështu që synojnë fitoren e radhës.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Drenica: Ymeri; Lushtaku, Veliqi, Dervishaj, Musaj; Kote, Hamiti; Vojvoda, Mëziu, Limani; Shillova;
Ballkani: Selmani; Vokrri, Jashanica, Kuc, Dosso; Diene, Domgjoni; Ajazaj, Giovanni, Klinaku; Berisha;
/Telegrafi/
