KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Drejtori i Policisë në Ferizaj ndan mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë

Drejtori i Policisë në Ferizaj ndan mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë

Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana, ka ndarë mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), e cila vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, si dhe për disa pjesëtarë të kësaj njësie.

Sipas Policisë, mirënjohjet janë ndarë në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të NJRSH-së në realizimin e planeve operative dhe përmbushjen me sukses të objektivave të përcaktuara.

Me këtë rast, drejtori Pllana ka vlerësuar profesionalizmin, gatishmërinë operative dhe përkushtimin e pjesëtarëve të njësisë në realizimin e detyrave policore.

NJRSH-ja, si njësi operative e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, vazhdon të jetë e angazhuar në mbështetje të aktiviteteve policore dhe në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj në funksion të sigurisë së qytetarëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur vlerësimin për punën dhe kontributin e pjesëtarëve të saj, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë me përkushtim në realizimin e detyrave dhe objektivave policore.Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana, ka ndarë mirënjohje për Njësinë e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), e cila vepron në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, si dhe për disa pjesëtarë të kësaj njësie.

Sipas Policisë, mirënjohjet janë ndarë në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të NJRSH-së në realizimin e planeve operative dhe përmbushjen me sukses të objektivave të përcaktuara.

Me këtë rast, drejtori Pllana ka vlerësuar profesionalizmin, gatishmërinë operative dhe përkushtimin e pjesëtarëve të njësisë në realizimin e detyrave policore.

NJRSH-ja, si njësi operative e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, vazhdon të jetë e angazhuar në mbështetje të aktiviteteve policore dhe në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj në funksion të sigurisë së qytetarëve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur vlerësimin për punën dhe kontributin e pjesëtarëve të saj, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë me përkushtim në realizimin e detyrave dhe objektivave policore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.